PROTEZA
Rëndësia e protezave në fushën e stomatologjisë është vërtet e madhe. Sot, protezat janë një nga zgjidhjet më të mira për plotësimin e nevojave dhe dëshirën e një personi për të patur një buzëqeshje të bukur. Përdoren te pacientët e moshuar që nuk kanë një numër të caktuar dhëmbësh, madje edhe tek padhëmbësia totale. Varësisht nga padhëmbësia, kemi edhe llojet e protezave si: protezat totale, parciale, imediate, valplast. Avantazhi i një proteze është se ajo është fleksibël dhe e lehtë, e cila arrin rehati absolute në gojë, si dhe është estetikisht shumë e pranueshme.
VALEPLAST
Kur bëhet fjalë për protezat totale fleksibël, valplast është zgjidhja më e përhapur dhe më popullore. Është gjithashtu ideale nëse, për ndonjë arsye, nuk është e mundur të vendosni implante ose ura. Ajo ndryshon nga një protezë klasike në atë që nuk ka më shqetësime për kapëse metalike ose fluska dhe diskomfort. Kjo metodë siguron përshtatshmëri të lartë për çdo pacient, qëndrueshmëri dhe, natyrisht, vlerë reale estetike, e cila është e domosdoshme.
Këto proteza fleksibël janë bërë nga materiali biokompatibil, termoplastik, që është hipoallergjik. Avantazhi i vërtetë është se ky material reagon ndaj temperaturës në gojë, dhe për shkak të nxehtësisë bëhet fleksibël, gjë që e bën atë shumë komod dhe lehtësisht të adaptueshëm.
Nëse mendoni se ky opsion është më pak i qëndrueshëm për shkak të veçorive të tij fleksibile, e keni gabim. Këto proteza zakonisht vijnë me garancionin e përjetshëm nga prodhuesit – sigurisht që i nënshtrohen përdorimit, higjienës dhe mirëmbajtjes së duhur.