+38349724762 | Rr. Ahmet Krasniqi | Capitol Residence | Lagjja Arbëria (afër Komunës së Re) | 10000 PRISHTINË

FASETAT

Fasetat qeramike janë një zgjidhje alternative jashtëzakonisht e mirë për restaurimin e një dhëmbi të dëmtuar. Ndryshe nga kurorat, vendosja e fasetave është një metodë shumë më pak invazive. Pas preparimit të smaltit , merret masa dhe përmes laboratorit dentar punohet faseta e cila është jaashtzakonisht e hollë. Më pas ajo cementohet definitivisht në dhëmb. Fasetat qeramike do t’ju lejojnë të ndryshoni përgjithmonë buzëqeshjen tuaj.

Në klinikën Dentoss do të mund të ndryshoni jo vetëm ngjyrën, por edhe formën apo pamjen e dhëmbëve tuaj. Pacientët zgjedhin më shpesh fasetat qeramike sesa kurora qeramike dhe arsyeja është gërryerja minimale e dhëmbit.

Nëse dhëmbët tuaj janë të verdhë, të diskoloruar, falë ekipit të ekspertëve në Klinikën Dentoss, ju mund të ndryshoni me sukses ngjyrën, pozicionin dhe formën e dhëmbëve tuaj

Fasetat qeramike janë një zgjidhje afatgjate kur dëshironi të ndryshoni:

– parregullsi të lehta në pozicionin e dhëmbëve
– për të zgjatur dhëmbët e shkurtër
– për të mbuluar dëmtimin e dhëmbëve
– për të ndryshuar formën dhe ngjyrën e dhëmbëve
– për ta bërë buzëqeshjen tuaj të paharrueshme