
Ortodoncia
Trajtimi me pajisje fikse është mënyra më e saktë për të kontrolluar lëvizjen e dhëmbëve për të arritur buzëqeshjen perfekte. Ekzistojnë tre komponentë kryesorë për pajisje të tilla duke përfshirë briketat (të cilat janë ngjitur në dhëmbë), telat me hark (telat e vendosura në briketa) dhe pajisje ndihmëse si elastikët.
Në klinikën tonë ne përdorim teknikat më të mira dhe materialet më moderne, Forestadent, GAC, etj. Pra, ne do të zgjedhim atë që është më e mira për ju, në varësi të problemit tuaj.
Me terapi ortodontike do të keni një buzëqeshje dhe vetëbesim të bukur, do të përmirësoni harmoninë e fytyrës, do të eliminoni zakonet e këqija, do të keni shëndet të gjithë sistemit orofacial dhe kjo me të vërtetë nuk ka asnjë çmim.
Invisalign është një trajtim ortodontik që drejton dhëmbët pa përdorimin e briketave metalike. Përmes analizmit tri dimensional të modeleve të dhëmbëve, do të përcaktohet koha e nevojshme dhe maskerinat e nevojshme për drejtimin e dhëmbëve.