
Filozofia e Kujdesit
Dr. Hetemi e sheh stomatologjinë jo vetëm si një shkencë, por edhe si një art. Qoftë kur vendos implante apo kur krijon një buzëqeshje me faseta, qëllimi i tij është të rikthejë shëndetin, funksionin dhe vetëbesimin përmes saktësisë, inovacionit dhe kujdesit të veçantë. Ai beson se çdo pacient meriton një buzëqeshje që pasqyron personalitetin e tij dhe përmirëson cilësinë e jetës.
Dr. Esat Hetemi Msc.
Dr. Esat Hetemi, Msc. Specialist i Kirurgjisë Orale | Master në Implantologji dhe Regjenerim Kockor Trajnim i Avancuar në Dentistri Estetike dhe Faseta Dentare Dr. Esat Hetemi është një nga emrat më të njohur në fushën e kirurgjisë orale dhe implantologjisë në Prishtinë. I vlerësuar për përkushtimin e tij ndaj precizionit kirurgjik dhe ndjeshmërisë estetike, ai krijon buzëqeshje natyrale, harmonike dhe jetëgjata. Me më shumë se 10 vite përvojë klinike, Dr. Hetemi është i specializuar në ndërhyrje të ndërlikuara kirurgjike orale, vendosjen e implanteve dentare, dizajnin estetik të buzëqeshjes dhe transformime të plota të gojës. Studimet e tij në stomatologji i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2015, për të vazhduar më tej specializimin në Kirurgji Orale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të përfunduar në vitin 2020. Eksperiencës së tij i shtohet edhe formimi ndërkombëtar, përmes trajnimeve intensive në implantologji dhe augmentim kockor në Universitetin Mjekësor të Vjenës si dhe përmes përfundimit të Masterit në Implantologji dhe Regjenerim Kockor në Università Cattolica del Sacro Cuore në Romë , Itali. Përveç kirurgjisë dhe implantologjisë, Dr. Hetemi ka investuar vazhdimisht në zhvillimin e aftësive në estetikën dentare, duke ndjekur trajnime të avancuara në dentistri estetike, faseta, dhe teknika minimale invazive. Me një sy të stërvitur për estetikën dhe një dorë precize, ai realizon buzëqeshje të personalizuara që i japin pacientit jo vetëm funksion, por edhe vetëbesim dhe bukuri natyrale.
Arritje Profesionale
Më shumë se 4,000 ndërhyrje kirurgjikale orale të kryera me sukses
Mbi 15,000 pacientë të trajtuar me kujdes dhe profesionalizëm
Qindra buzëqeshje të transformuara me faseta, kurora, dhe
dentistri estetike
Eksperiencë e gjerë në rehabilitim të plotë të harqeve me
implante dentare
Fushat e Ekspertizës
Implantologji dentare dhe graftime të avancuara kockore
Faseta estetike dhe dizajn i personalizuar i buzëqeshjes
Rehabilitim protetik (kurora, ura, rikonstruksione të plota të harqeve)
restorations)
Nxjerrja kirurgjikale e dhëmballave të pjekurisë dhe dhëmbëve të retinuar
Trajtime të avancuara si All-on-4 / All-on-6
Heqje të kistëve dhe ndërhyrje të tjera kirurgjikale orale
Sinus lift – ngritje e sinusit për vendosjen e implanteve